Një sulm me thikë ka ndodhur në një shkollë të mesme në veri të Sllovakisë, ku një nxënës 18-vjeçar ka vrarë me thikë dy persona dhe ka lënë të plagosur një tjetër.
Sulmi me thikë ndodhi në Spisska Stara Ves, një qytet i vogël në kufi me Poloninë, që ka një popullsi prej rreth 17,000 njerëz.
I dyshuari fillimisht u largua nga vendngjarja, por policia tha se ai u ndalua pak pas sulmit.
Sipas policisë, i dyshuari ka sulmuar një mësues dhe dy nxënës.
Deri tani dy persona kanë ndërruar jetë, teksa i plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën, në spital.
Presidenti Peter Pellegrini e quajti sulmin “një tragjedi të vërtetë” dhe shprehu ngushëllime, së bashku me kryeministrin Robert Fico, për të afërmit.