Jonida Proga, motra e Egli Progës, i cili u vra në qytetin e Pogradecit disa muaj më parë ka reaguar ndaj një deklarate të fundit të ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, pasi ky i fundit në një postim në rrjetet sociale më herët tha se vrasja e Progës u tentua të manipulohej.
“Ti, Ervin Hoxha, që përdhos kujtimin e vëllait tim dhe ngjarjen tragjike të Pogradecit, dëgjo zërin e një motre që vajton çdo ditë për humbjen e tij dhe kërkon drejtësi”, shkroi ajo në reagimin e saj.
Ajo akuzon ministrin dhe institucionet që drejton për dështimin në kapjen e autorëve dhe përpjekjet për të fshehur të vërtetën:
“Vëllai im u masakrua nga një bandë gjobëvënësish me lidhje në polici dhe drejtësi. Policia jote dështoi të kapte në flagrancë kriminelët, nuk izoloi vendin e ngjarjes dhe la autorët të zhduknin provat. Si mund të mbrosh një strukturë që lejonte krimin të ndodhte live në sytë e saj?”