‘V’RlTlNl!’, Ngjela: Berisha urdhëroi qëllimin e protestuesve më 21 janar. Shfaqet me AUT0MATlK në dorë, pamjet janë në…

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se Sali Berisha është urdhëruesi i v’rasjeve të katër protestuesve më 21 janar 2011.

Ai ka theksuar se drejtësia ka dështuar në zbardhjen e kësaj ngjarjeje, por ka pretenduar se pamjet nga kamerat e Kryeministrisë, që regjistruan vr’asjet, nuk janë fshirë përfundimisht, dhe janë të ruajtura në serverë të Kalifornisë.

Ngjela ka shtuar se edhe nëse janë fshirë nga pamjet për përdoruesit e zakonshëm, teknologjia amerikane siguron që ato të mbeten të ruajtura.

Për Ngjelën, pamjet tregojnë një moment të rëndësishëm, ku Sali Berisha shihet me automatik në dorë dhe i jep urdhër për të vrarë protestuesit.

Ai e ka akuzuar ish-kryeministrin se ka dhënë një urdhër të drejtpërdrejtë për të qëlluar, dhe ka vënë në dukje se pas kësaj, Berisha është privuar nga arma e tij. Sipas Ngjelës, kjo ngjarje rrezikon të çojë në arrestimin e Berishës, duke e cilësuar atë si një akt që mund të ndëshkohet me ligj.

Ngjela ka shprehur mendimin se moszbardhja e plotë e ngjarjes përbën një krizë për drejtësinë shqiptare, duke theksuar se të gjitha provat janë të disponueshme dhe se fajin e ka pushteti gjyqësor, i cili nuk ka marrë veprimet e duhura për të siguruar dënimin e të përgjegjshmëve. Ai ka përmendur gjithashtu që vrasjet ndodhën kur viktimat po largoheshin, dhe i konsideron ato si hakmarrje ose një mesazh për të mbyllur protestën. Ngjela e cilëson këtë një fakt historik të hidhur për drejtësinë dhe shoqërinë shqiptare.

“Këta kujtojnë se janë shuar regjistrimet. Nuk shuhen kurrë ato. Po ti kesh brenda sistemit amerikan nuk shuhen kurrë. Të gjitha depozitohen në Kaliforni, edhe sikur ti shuash ti këtej. Është njësoj si valët e radios, që diku incizohen. Janë këto të Saliut, por kishte humbur ekuilibrin, se ishte e egër ajo si revoltë. Por fajin e kishte vetë, nuk diti të bënte politikë të një sensi human, e dyta ishin konfliktet e tyre që kaluan deri atje dhe u vranë njerëz. Unë e kam deklaruar, ma thana atë të gjithën. Saliu me automatik në dorë, u jepte urdhër, ‘vritini’, ‘vritini’, Ky mori automatikun, ia hoqën nga dora ata. Berisha del me zë.

Ata që i kanë provat më kanë thënë që është e provuar. Ia kanë dhënë SPAK apo jo nuk e di. Unë e kam në mënyrë individuale me kolegë të mi ndërkombëtare, ma kanë thënë që të nesërmen, që ekziston e gjitha, del edhe urdhri i Saliut. Atje ndodhi diçka që del nga profesioni. Ata u goditën në momentet kur po iknin, nuk janë në revoltë. Pse i vranë atëherë kur po iknin, sepse ndryshe do ti kishin shqyer kur ishte turma atje. Pse e bënë? Për hakmarrje ose për të thënë që boll me kaq. E bënë për një mbrojtje të mëvonshme, por ajo ka ndodhur dhe gjithë kriza nuk është tek vrasësi e tek urdhëruesi, por tek pushteti gjyqësor. Është krizë e drejtësisë shqiptare, kriza e një drejtësie me vrasje të tilla që marrin karakter të lartë politik është fakt historik i hidhur për çdo shtet, qeveri dhe çdo komb”, tha Ngjela.