“E mori që të ngarkonte materialet e ndërtimit”, Edisoni zhduket prej 4 ditësh

Edison Oruçi, babai i tre fëmijëve dhe banues në lagjen “Kiras” në Shkodër, është zhdukur prej katër ditësh.

Ai ka qenë duke punuar në lumin e Shalës, ku ka humbur kontaktet me familjen e tij. Sipas bashkëpunëtorëve dhe familjarëve, Edisonin e kishte marrë vëllai i pronarit të një bujtine për të ngarkuar material ndërtimi dhe i kishte thënë se do ta rikthente të nesërmen.

Pas përfundimit të punës, vëllai i pronarit i ka komunikuar se e kishte lënë Edisonin në një ishull të vogël rëre. Skender Pepkolaj, i cili ishte ndihmësi i Edisonit në punën e ndërtimit, ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e tij.

Policia e Shkodrës ka zhvilluar disa kontrolle në lumin e Shalës, por deri tani nuk ka gjetur asnjë rezultat. Ndërkohë kushdo që mund të ketë një informacion mund të kontaktojë numrin 0683001871.