A është g*y? Klajdi Musabelliu zbulon të vërtetën pas eliminimit — i reagon Bernardit!

Ditën e sotme, Klajdi Musabelliu ka reaguar ndaj deklaratave të ish-banorëve që kanë vënë në dyshim orientimin e tij seksual.

Ai i ka cilësuar këto pretendime si të pavërteta dhe të fabrikuara për të tërhequr vëmendje jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Musabelliu ka theksuar se gjatë qëndrimit të tij në shtëpi ka pasur ëndrra romantike me vajza, duke nënkuptuar kështu orientimin e tij heteros*ksual.

Ai ka shtuar se nuk ka asgjë të vërtetë në fjalët e ish-banorëve dhe se këto janë përpjekje për të krijuar një narrativë që nuk ekziston.

“Benardi ia fut kot, nuk ka çfarë të thotë dhe e thotë vetëm që të vazhdojë jehona dhe jashtë. Unë aty brenda kam parë ëndrra me vajza.”

Kujtojmë se Klajdi Musabelliu është një këngëtar dhe aktor dublant i njohur për publikun shqiptar, i cili u bë pjesë e “Big Brother VIP Albania 4” pas një periudhe të gjatë shkëputjeje nga skena dhe ekrani.