Xheneta Fetahu, një prej banoreve më të diskutuara të Big Brother-it, ka folur për herë të parë për raportin e saj me Gjestin, një tjetër banor që tani është pjesë e Big Brother Vip Albania.
Xheneta tregon se fillimisht kishte qëllime të qarta për pjesëmarrjen e saj në Big Brother, por gjithçka ndryshoi kur ajo takoi Gjestin.
“Rrugëtimi jem në fillim u kanë i planifikum, i kam pasur qëllimin e mija të qarta. Tash unë kur e pashë tipin e Gjestit, mua më qetësojke, krejt stresin që e kisha ma shlirojke, me atë shpirtin e tij fëmijëror, por pastaj nisi me më bezdis për sjelljet se kur u dufke me fol seriozisht nuk folke”.
“Unë asnjëherë nuk e kam mendu pjesën që ai nuk ka me qenë në shtëpi se u bë shumë I fuqishëm brenda në lojë. E mendoj fillim kohën kur su doke fare si lojtar, doli i pa preferuar, kur I kam fol shumë me u aktivizu, jam përla qëllimisht se kam mendu që është i rrezikum”