Pak minuta më parë, produksioni i Big Brother VIP Albania 4 ka marrë një vendim të rëndësishëm lidhur me ofendimet e rënda të Jozit ndaj Gjestit.
Pas debatit të ashpër gjatë darkës, ku Jozi përdori një gjuhë të papranueshme ndaj këngëtarit pejan duke e quajtur “K0PlL SHKlNE”, ai është përjashtuar nga gara.
Në një deklaratë zyrtare, produksioni njoftoi se shkelja e rregullave dhe përdorimi i gjuhës fyese nuk tolerohet brenda shtëpisë së BBVA.
Ndërkohë, edhe aktori Jul Deda reagoi për këtë situatë, duke e quajtur deklaratën e Jozit “skandaloze”, por gjithashtu e cilësoi edhe Gjesti-n si “frikacak”, duke aluduar se ai do ta falte Jozin, njësoj siç kishte bërë me Gerta Gixharin.
Me këtë përjashtim, gara në BBVA 4 merr një kthesë të papritur, ndërsa mbetet për t’u parë si do të ndikojë kjo situatë tek banorët e tjerë.