Ndodh dhe kjo/ “Cmendet” I riu,bën tatuazh në trup Loredanën edhe thënien e saj “Dua djath lo… (VIDEO)

Loredana Brati, një nga banoret e “Big Brother VIP Albania 4”, është bërë virale në rrjetet sociale për batutat dhe shprehjet e saj karakteristike, si “ajn”, “uk mudem më”, “xero” dhe “dua vetëm djath lope”.

Kjo e fundit ka “frymëzuar” një të ri që të bëjë një tatuazh në këmbë, duke kombinuar portretin e Loredanës me këtë shprehje.

Megjithatë nuk dihet nëse tatuazhi është i gdhendur në trup apo vetëm bojë karboni.

Nga ana tjetër, Loredana vazhdon lidhjen e saj me Jozin, pavarësisht fjalëve të babait të saj.

Ai hyri në Big Brother për ti kërkuar vajzës së tij, Loredanës, që të distancohet nga Jozi, por diçka e tillë nuk ka ndodhur.