Tragj*ke / 12-vjeçarja nd’ërron jetë në spitalin e Durrësit

Një vajzë 12-vjeçare ka humbur jetën pasditen e sotme në spitalin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak më parë, ndërkohë që nga të dhënat e para mësohet se shkak është bërë hemoragjia cerebrale.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se vajza nga Sukthi është paraqitur pasditen e sotme me kriza epileptike në urgjencën e pediatrisë, ku ka marë mjekimin fillestar dhe më pas është qetësuar.

Pak më vonë, situata është përkeqësuar dhe është dërguar në reanimacionin e të rriturve, por fatkeqësisht, aty ka humbur jetën.

Mjekët e spitalit rajonal Durrës shprehen se fatkeqësisht ky është një rast mjaft i rrallë që ndodh tek fëmijët, ndërkohë që shtojnë se shkak për këtë emboli mund të jetë ndonjë aneurizëm ose keqformim i lindur.