Pas përjashtimit nga Big Brother, G Bani iku, me bisht nën shalë, pa u përshëndetur me banorët

G- Bani u përjashtua ditën e sotme (e diel) nga Big Brother VIP Albania 4.

Kjo pas sherrit me Gjestin, ku gjatë sfidës së rezistencës e goditi me shuplakë në fytyrë.

Vëllai i Madh ka marrë vendim që menjëherë ta përjashtojë nga gara pasi dhuna nuk tolerohet në këtë format.

G Bani ndërkohë nuk u përshëndet fare me banorët dhe doli nga shtëpia përmes dhomës së rrëfimit.

Kishte reagime te shumta neper komente ne rrjetet sociale ku denonin goditjen e tij ndaj Gjestit i cili ishte duke ngrene se: “shqiptaret (mirditoret) nuk godasin njeri derisa jane duke ngrene”