Në videon shokuese shihet 24 vjeçari Adrian Simancas, duke vozitur në kanoe para babait të tij në ngushticën e Magelanit në jug të Kilit, para se ai të zhduket papritur.
Kjo pasi një balenë gjigante gungaçe del nga deti dhe hap gojën duke marrë brenda Simancas bashkë me kajakun e tij.
Babai Dell Simancas dëgjohet që thërret disa herë nga i biri duke i kërkuar ‘të qëndrojë i qetë dhe të kapë një litar’.
Incidenti besohet se ka ndodhur pasditen e të shtunës.
Pamjet janë bërë virale në rrjet edhe pse shumë pretendojnë se mund të jenë të manipuluara.
Por duke folur pas incidentit, 24-vjeçari tha: “Pashë diçka të madhe blu me të bardhë dhe nuk e kuptoja çfarë po ndodhte. Një moment u fundosa dhe mendoja se më kishin ngrënë”
Balenat nuk mund të konsumojnë pre të mëdha pasi nuk kanë dhëmbë por babai i të riut thotë se u trembur pa se ishte zhdukur.
“Ai u zhduk për rreth tre sekonda dhe më pas doli përsëri, atëherë u qetësova”, thotë i vjetri.
Megjithë tmerrin të dy babë e bir shpëtuan të palënduar.
Ata më pas kishin ndërprerë lundrimin e tyre prej motit të keq, por do të vijojnë të eksplorojnë detin e tyre në të ardhmen.
Un joven fue tragado por una #ballena en el Estrecho de Magallaneshttps://t.co/WXL80NhbiD pic.twitter.com/McWVbUP0on
— Diario Jornada (@JornadaWeb) February 13, 2025