Alpinistët mbesin të bllokuar në majë të ‘shtyllës së gurtë’ 70m pas humbjes së litarëve

Dy alpinistë ishin fotografuar së fundmi të bllokuar pranë majës së një shkëmbi spektakolar, 70 metra të lartë në Australi.

Dyshja e aplinistëve kishin mbetur në majë të shtyllës së hollë të njohur si “Totem Pole” në ishullin australian Tasmania.

Megjithëse ngjitja kishte shkuar mirë, erërat e forta kishin bërë të vështirë situatën duke i bërë të humbnin pajisjet e tyre, shkruan rrjeti britanik The SUN.

Duke kuptuar situatën e tyre të vështirë, dyshja kishin njoftuar më pas grupet e shpëtimit malor të Tasmanisë.

Përfaqësuesi i policisë Callum Herbert, tha: “Grupet e shpëtimit dërguan një helikopter që nuk arriti të kryente evakuimin ajror prej erërave të forta.”

Grupet e shpëtimit kishin tentuar më pas me barka shpëtimi por u detyruan të braktisnin edhe këtë rrugë prej detit të keq.

Alpinistët arritën më në fund dy të bllokuarit rreth mesnatës duke i siguruar ata me litarë nën ndriçimin e projektorëve.

Ata shtonin se kishin siguruar secilin nga të bllokuarit me litarë shpëtimi, duke i zhvendosur përgjatë një litari të fiksuar në dy pika te shkëmbit, shkruan The Sun.

Shkëmbi ‘Totem Pole’ ka qenë prej dekadash një sfidë emocionunese dhe e rrezikshme për alpinistët në Tasmani.

Formacioni ka mure impresionuese vertikale dhe ngrihet direkt nga deti. Në një incident të vitit 1998 gjatë ngjitjes së nga alpinisti britnaik Paul Pritchard, një copë e tij u thye dhe plagosi sportistin që mbeti i paralizuar./TheSun/

Shkëmbi ‘Totem Pole’ ka qenë prej dekadash një sfidë emocionunese dhe e rrezikshme për alpinistët në Tasmani.