Gjesti po kopjon strategjinë e Luizit? Do i propozojë Eglit në Prime për martesë? Dyshimet e Jul Dedës

Aktori dhe ish-banori i BBVA, Jul Deda, ka komentuar çiftin Egli-Gjesti, përmes një postimi më InstaStory.

Për situatën mes tyre, Juli ka hedhur dyshimet. Juli ngre hipotezën se e gjithë situata mund të jetë dhe lojë, dhe Gjesti nesër mund t’i propozojë për martesë Eglit. Të njëjtën skemë që bëri edhe Luiz Ejlli me Kiara Titon.

“1. Gjesti eshte llastuar pak si teper, i ka hipur vetja ne qejf dhe po e trajton Eglin shume keq, duke ja marre per dobesi çdo gje qe ben ajo per te. Me sa kam pare, ajo kerkon te sqarohet, ky i kthen shpinen. Kjo nuk eshte sjellje normale e Gjestit kundrejt personit, me te cilin ai kenaqej duke ndenjur edhe ne krevat.

2. Eshte loje nga Gjesti dhe neser ne prime, ai nxjerr nga xhepi nje unaze dhe i propozon per martese.

Ju e dini, qe une nuk e pelqej Eglin si lojtare, por ne kete rast, mund te them se ajo nuk e meriton kete sjellje, gjithmone nese eshte varianti 1. Nese eshte varianti 2, atehere ndryshon puna”, shkruan aktori.