Ai 34 ajo 20, jeta e çiftit të ri u shuajt pas AKSlDENTlT me makinë në rrugën ku kishin hedhur vaj

Një aksident fatal u shënua pas mesnate në aksin Përrenjas-Librazhd, ku një çift i ri humbi jetën tragjikisht. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Pishkash, në Njësinë Administrative Qukës, ku një Mercedes-Benz, i drejtuar nga 34-vjeçari Zef Sinani, u përplas me një kamion me targë të Maqedonisë së Veriut.

Si pasojë e përplasjes së fortë, humbi jetën e fejuara e tij 20-vjeçarja Megi Xhetani, e cila ishte pasagjere në automjet. Fillimisht, drejtuesi i mjetit mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua në Spitalin e Traumës dhe nuk ka informacione të mëtejshme mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Sipas hetimeve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga drejtuesi i makinës, pasi rruga ishte e rrëshqitshme për shkak të një sasie vaji të derdhur më herët.

E reja në lule të moshës gjeti vdekjen tragjike pas mos-kryerjes së asnjë kontrolli dhe vënies para përgjegjësisë nga ana e policisë ndaj personave përgjegjës për këtë krim të vazhdueshëm në rrugët e vendit.