Një grup këngëtarësh dhe prezantuesish kanë dalë në mbrojtje të kryebashkiakut Erion Veliaj, ky i fundit i arrestuar si i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash.
Shumë prej tyre dolën pafytyrësisht para SPAK-ut duke protestuar për Veliajn, i cili duket se i ka shpërblyer mjaft mirë me para.
Njëri prej personazheve televizivë që ka reaguar dhe ka dalë në mbështetje të Erion Veliaj ka qenë dhe moderatori Ardit Gjebrea.
“Askush nuk mund të thotë që Tirana është njësoj si më parë. Dhe për fat të keq si mundet që nuk e bërtasin punën tënde e sa shpejt harruan (me qëllim) që Tiranës ju fute me themel për ta ndryshuar për të mirën e përditshmërisë tonë? Një ditë do të të kërkojnë, dhe e di: I afti gjithmonë e gjen mënyrën të jetë i denjë për veten dhe familjen. Jam i lumtur dhe krenar që kam një mik si ty!”, shkruan prezantuesi, duke e shoqëruar mesazhin me një foto me Veliaj dhe hashtagun #jamerion dhe #kambesimtekti”, shkruante Gjebrea në rrjetet sociale.