Një shtetas shqiptar, banues në Aprilia, Itali, është arrestuar nga Policia e Cisternës për përdorimin e armëve gjatë festimeve të Vitit të Ri.
Sipas mediave italiane, shqiptari kishte qëlluar disa herë nga ballkoni i shtëpisë në natën e ndërrimit tē viteve dhe kishte filmuar ngjarjen, duke publikuar videon në rrjetet sociale.
Pas analizimit të videos dhe përdorimit të burimeve të hapura si Google Earth, policia arriti të identifikonte vendndodhjen dhe adresën e tij. Gjatë kontrollit në banesë, u gjetën armë dhe municione, përfshirë edhe gëzhoja që përputheshin me ato që dukeshin në video.
Disa nga armët e gjetura, ishin të papërshtatshme për ruajtje dhe ndodheshin në një dollap të pambyllur. Si pasojë, shqiptari u denoncua për përdorimin e armëve dhe mosmbajtjen e tyre të sigurt. Të gjithë materialet e gjetura u sekuestruan dhe u dërguan për hetime të mëtejshme.