“Më dashuron pa kushte por e lashë të lirë…”/ Rozana pranon krizën në marrëd’hënie: Partneri meriton të ketë familje!

Në një bisedë të sinqertë me Loredanën, Rozana ka zbuluar një detaj të ndjeshëm nga jeta e saj personale, lidhur me të dhe partnerin.

Mes tyre ka pasur një ndarje të ppërkohshme që kishte ardhur si rezultat i luftës së saj të vazhdueshme për të pasur një fëmijë, një proces që ka qenë shumë i vështirë dhe emocional.

“Unë nuk e kam takuar partnerin tim kur erdha këtu se janë disa gjëra më madhore se loja, është jeta e partnerit tim. 13 vite dashuri dhe vitet e fundit në kërkesë të një fëmije. E unë nuk dua të marr njeri në qafë. Nuk jam egoiste dhe nuk mendoj për veten time e them, Rozana luftove dhe po luftoj akoma për t’u bërë nënë.

Unë po ta them tani që e lashë të lirë djalin që ai të mos ndihej keq nesër pasnesër nuk pati një trashëgimtar.

Mua Shpëtimi nuk më ka bërë asgjë përveçse më ka dashuruar gjithë jetën, s’ma ka prishur kurrë. Ka qenë suporti më i madh. Unë e dua aq shumë sa nuk dua ta marr në qafë. Ai të ketë mundësinë të njohë një vajzë tjetër, të bëhet prind.

Këtë e kam bërë për Shpëtimin dhe jo për vete”, tha Rozana.