Nëna e br aktisi 9-vjeç dhe u rrit nga gjyshërit, historia tr agjike e Aurelit që humbi jetën në Santorini!

Një djalë 19-vjeçar nga Kamza humbi jetën në Santorini pas shembjes së papritur të çatisë që po riparonte. Emri i 19-vjeçarit është Aurel Elezi, ai ishte jetim dhe kishte shkuar në Santorini për të punuar, për të siguruar për vete një jetë të mirë.

Historinë e Aurelit, e tregon Sabail Gjyni, miku i jetimores ku u rrit 19-vjeçari.

“Aurel Elezi që në moshë 9 vjeçe u braktis nga mamaja e cila u martua në Bosnjë me një burrë tjetër. Babai i tij ishte pijetar dhe nuk punonte. Disa komshij e ndihmuan për ta çuar djalin te një shoqatë turke për bamirësi. Ata e shkolluan dhe e rritën deri në klasën e 9-të në moshën 15-vjeçare.