Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ndarë detaje nga një bisedë telefonike me Kryeministrin Edi Rama, ku theksoi mirënjohjen për mbështetjen që Shqipëria ka dhënë ndaj Ukrainës.
Në postimin e tij në ‘X’, Zelensky u shpreh se biseda ka përfshirë diskutime për projekte të përbashkëta, perspektiva më të gjera dhe iniciativat diplomatike evropiane.
Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të Evropës në bisedime dhe u shpreh për nevojën e një vizioni të përbashkët dhe veprimeve të koordinuara për të arritur një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë. Po ashtu, ai falenderoi për mbështetje në forcimin e sigurisë në të gjithë Evropën.