Produksioni mund të rikthejë Jozin dhe Banin, “shpërthen” Gjesti: “Nëse rikthehen ata…”

Ditën e sotme, Gjesti hapi zarfin e fundit që ndodhej brenda “valixhes së tundimeve”.

Në zarf thuhej se Gjesti do të përmendë emrat e 7 ish-banorëve, dhe përmes televotimit, 3 prej tyre do të rikthehen sërish në shtëpi.

Mirëpo pas leximit të zarfit, Gjesti ka treguar hapur hatërmbetjen e tij me produksionin, duke thënë:

“Kam hequr shumë. Më kanë ndodhur shumë gjëra dhe me u kthy ata banorë që më kanë prekur fizikisht, që më kanë thënë ato fjalë mua…Më kanë thënë fjalë të këqija, më kanë prekur deri në farefis. Unë s’rri këtu. E di që ka me ndodhur diçka. A ke logjikë? Lëri këto. Nëse njëri prej tyre kthehet, unë dal prej shtëpie”.

Gjesti gjithashtu sot në mbrëmje do të ketë mundësinë që dy banorë ti cilësonë si një të vetëm.