Vr’*sja e Dod Mamlit në Laç, dalin pamjet nga vendngjarja, autorët ende të paidentifikuar

Laç, 24 shkurt 2025 – Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë forcën e madhe të policisë që ka rrethuar fshatin Zhejë në Laç, pas v’rasjes me armë zjarri të 67-vjeçarit Dod Mamli. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së hënës, në afërsi të banesës së vik’timës, ndërsa autorët kanë arritur të largohen menjëherë pas kr’imit dhe janë arratisur në drejtim të paditur.

Hetimet për rrethanat e ngjarjes janë ende në fazat e para, dhe autorët nuk janë identifikuar ende. Policia është angazhuar intensivisht për zbardhjen e v’rasjes dhe për kapjen e të dyshuarve, ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli për monitorimin e zonës.

Dyshohet se v’rasja e Dod Mamlit mund të ketë lidhje me një ngjarje hakmarrjeje të ndodhur në vitin 2015, kur djali i tij, Enrik (Elton) Mamli, vrau Naim Tafën në Mamurras. Hetimet janë duke u fokusuar në këtë hipotezë, ndërsa autorët e krimit janë ende në arrati.