Gert Ferra dhe Igli Veizi do të jenë dy banorët më të rinj të Big Brother VIP 4, një lajm ekskluziv i zbuluar në studion e Fan Club.
Igli Veizi tha se do të hyjë në shtëpi pa asnjë plan, duke preferuar të jetë vetja dhe të përjetojë eksperiencën në mënyrë të natyrshme.
Ndërkohë Gerti, i cili ka pasur një histori konflikti me Laert Vasilin, theksoi se tashmë janë miq dhe kjo i përket së shkuarës.
Rikujtojmë sherrin mes Gertit dhe Laertit:
Një incident i tensionuar ka ndodhur në 2015 në një lokal, ku Laert Vasili dhe Gert Ferra janë përfshirë në një konflikt të madh. Sipas dëshmitarëve, shkak për sherrin ka qenë një femër, e cila ishte shoqëruesja e Laertit dhe, siç thuhet, edhe e dashura e tij. Laert, i cili kishte tepruar me alkoolin, ka nisur të fyente vajzën në publik, çka ka shqetësuar Gertin, i cili ka ndërhyrë për ta mbrojtur. Pas një kërkese të Gertit për të ulur zërin, Laert ka reaguar keq, duke e fyer atë dhe duke filluar një përleshje fizike që ka shkaktuar kaos në lokal, duke rrëzuar tavolina dhe shishe.