Mbështetje e ‘pa kursyer’ në rrjet,por nuk ia doli të kthehej në shtëpi, reagon Redoni:”Kisha shumë dëshirë…”

Ditën e djeshme një televotim i hapur për 7 nga ish banorët riktheu sërish në shtëpinë e BBV Amberin, G Banin dhe Jozin. Nga ana tjetër, sipas sondazheve dhe komenteve në rrjet, një nga pretendentët kryesorë për t’u rikthyer ishte Redon Berani./KLl.K0 ME P05HTÊ – pas rekk.Iammes/

Ndonëse ky suport nuk u përkthye në vota dhe Redoni nuk ia doli të rikthehet në shtëpi, ai ka reaguar së fundmi përmes një postimi në Instagram, ku falenderon gjithë ata që e votuan dhe mbështetën në këtë televotim, ndërsa shprehet se i vjen keq që nuk u rikthye.

“Faleminderit shumë për përkrahjen e secilit prej jush që votuat për rikthimin tim. Kisha shumë dëshirë që kësaj here të vazhdoj lojën si lojtar i vetëm, por nuk e deshi fati. Ju dua shumë dhe ju uroj gjithë të mirat”, u shpreh Redoni.

Kujtojmë se ditën e djeshme gjatë një interviste, Redoni tha se nuk do të ndërhynte në marrëdhënien Egli-Gjesti, por do ishte një krah suportues për banoren e cila po kalon kohë jo të mirë në shtëpi.