Kush është i dashuri i ri i Ilnisa Agollit?! Nga thashethemet për lidhjen me ish-burrin e këngëtares, te historia e re sekrete, kush është mashkulli që i rrëmbeu zemrën

Jeta private e Ilnisa Agollit është shndërruar në kryefjalën e mediave, pikërisht pas ndarjes që kjo e fundit ka pasur me Meriton Mjekiqin. Edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë nga ndarja me moderatorin duket se Ilnisa ka nisur një lidhje të re.

Gjithçka është zbuluar fillimisht nga postimet e saj në rrjetet sociale. Ajo ka postuar disa foto në Instagram-in e saj, teksa shfaqet e rrethuar me tullumbace me zemra, lule në duar, çokollata, dhe një arush.

Edhe pse nuk e ka bërë të ditur për ndjekësit se nga kush i ka marrë këto dhurata në ditën e të dashuruarve, duket se Ilnisa pas ndarjes nga Meritoni, ka një tjetër mashkull në krah.