1. Jessica Simpson ka ndarë një mesazh emocional në Instagram, pas ndarjes së saj të dhimbshme nga bashkëshorti Eric Johnson. Këngëtarja dhe ish-ylli i ‘reality TV’ tha se “shpirti i saj është tërhequr në vendin që i takon”, duke shprehur krenari për rrugëtimin e saj mes vështirësive. Përveç jetës personale, Simpson është gati të rikthehet fuqishëm në muzikë pas 15 vitesh pauzë. Albumi i saj i ri pritet të publikohet këtë muaj.
2. E ftuar në “Pardon My French” këtë javë ka qenë Shqipe Hysenaj. Ajo ka zbuluar më shumë detaje rreth rolit të saj më të ri si opinioniste në “Fan Club” dhe ka analizuar më me detaje banorët që ndodhen në shtëpi. A mendon Shqipja se ka një rënie të imazhit të Gjestit?
Ka, po e kam vënë re që ka. E kam vënë re dhe unë e kam thënë, por jo për faktin se ka rënë pak në qetësi po është fokusuar. Gjithmonë kur fokusohesh në diçka ose në dikë që do ta mbrosh bie ti, por nuk do të thotë që ti nuk je i fortë po të vazhdosh në atë lojën tënde. Unë do ta preferoja vetëm.
3. Al Pacino ka punuar me regjisorë si Ridley Scott dhe Martin Scorsese gjatë gjithë karrierës së tij në filma si “House of Gucci” dhe “The Irishman” dhe së fundmi pranoi se i vjen keq për disa mundësi të humbura në karrierën e tij. Pacino pranoi se nuk ishte e lehtë për të kur e kuptoi se kishte refuzuar rolin e Han Solo në “Star Wars” dhe ai veçanërisht i vjen keq që humbi bashkëpunimin me regjisorin Terrence Malick.
4. Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vite për shkak të një filmi në të cilin luajti në fund të viteve 1990. Filmi “Seven Years in Tebet” e shtyu qeverinë kineze të ndëshkojë aktorin e famshëm dhe ai bazohet në një ngjarje historike nga mesi i shekullit të 20-të. Filmi u ndalua nga zyrat e censurës së Pekinit dhe nuk mund të shfaqej në Kinë për shkak të portretizimit negativ të vendit dhe ushtrisë. Gjithashtu, aktorit të njohur i është ndaluar hyrja në Kinë nga viti 1997 deri në vitin 2014.
5. G-Bani, i ftuar javën e kaluar në “Fan Club”, ka treguar se lojën e cilëve banorë pëlqen më shumë.
Dy lojtarë më pëlqejnë aty për lojën që bëjnë, që janë ekstrem me njëri-tjetrin. Gjesti që është provokativ dhe Danja që ka zgjedhur të bëjë një lojë më të përmbajtur dhe me një fjalor më të përmbajtur.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin