Bonusi i pranverës për pensioninstët/ Rama: Nga e hëna mund t’i tërhiqni pranë çdo pike të postës shqiptare apo bankave

Nga e hëna, 3 Mars, mbi 730 mijë pensionistë do të mund të marrin bonusin e pranverës pranë çdo pike të postës shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë.

“Bonusi i Pranverës, nga e hëna për 730,430 pensionistë (brenda a jashtë vendit), pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë”, shkruan kryeministri Rama.

10 000 mijë lekë bonus për pensionet bazë deri në 20 000 lekë, 5 000 lekë bonus për pensionet më të larta se 20 000 lekë.