Një shqiptar nga Kosova i është drejtuar redaksisë së JOQ për të shprehur një shqetësim pasi shtëpia e tij mbushet me krimba gjatë natës, kur bie errësira.
Ai thotë se është hera e parë që përballet me këtë problem dhe nuk di se si të veprojë.
“Në 3-4 netët e fundit, pas errësirës, jashtë shtëpisë time fillojnë të shfaqen shumë krimba. Nuk e di çfarë të bëj dhe kam nevojë për këshilla,” tha ai.
Ai ka kërkuar ndihmën e ndjekësve të JOQ, duke u lutur që ata të ofrojnë sugjerime ose këshilla për t’i dhënë fund kësaj çfarë po ndodh, ose çfarë duhet të bëjë.
Mesazhi i shqiptarit:
“Pershendetje JOQ, jam nga Kosova dhe kerkoj nje ndihme nga ju sepse ju percjell vazhdimisht. Në 3/4 netet e fundit kur bie erresira ne tok shtepia ime nga jasht mbushet me plot krimba apo si ti them ketyre, se di cfar te beje sepse eshte hera e par qe po ndodh kjo gje andaj nese do e postoni kete do ju jem SHUM FALENDERUES dhe ndoshta dikush nga ndjekesit tuaj mund te shkruaj ndonje koment per te me treguar se cfar te bej. Në 3/4 netet e fundit po ndodh kjo. Naten jan te ngjitura per muri te shtepis. Kurse ne mengjes te gjitha bien posht dhe 90% jan te ngordhura dhe pastaj gjat dites nuk shihen, kurse ne mbremje prap e njejta gje fillojn te dalin dhe te ngjiten per muri te shtepis me mija shihen qdo nat dhe ne mengjes te gjitha bien posht i fshijm i eliminojm por ne mbremje prap behet me te tjerat