Dy persona në kërkim prej 5 ditësh për plagosjen në Fier, policia intensifikon kërkimet.

Dy personat në kërkim prej 5 ditësh, Klement Beqaj dhe Melisa Beluli, ende janë në kërkim nga uniformat blu të Fierit.

Kreu i Drejtorisë Vendore të Policicë , Skënder Hitaj, ka pohuar se kontrollet dhe verifikimet do të vijojnë pa ndërprerje deri në kapjen e tyre.

Lutemi për këdo qytetar, që ka informacione për vendndodhjen e tyre të kontaktojnë me Policinë e Shtetit , në numrin 129.