Një 39-vjeçar që vuan nga probleme të shëndetit mendor ka humbur kontaktet me familjen e tij prej 10 ditësh.
Bardhyl Hoxha, banues në Tiranë, është parë për herë të fundit në zonën e Kombinatit.
Vëllai i tij i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania ku kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur vëllain, pasi kërkimet nga ana e familjarëve dhe policisë deri më tani kanë qenë pa rezultat.
Ai ka vendosur në dispozicion edhe një numër celulari ku çdo person që e ka parë apo ka informacion mbi vendndodhjen e 39-vjeçarit të kontaktojë: 0688556052.
Apeli i vëllait të Bardhylit:
“Përshëndetje JOQ! Më ka humbur vëllai. Po bëjnë 10 ditë që nuk e gjejmë dot. Ai është i sëmurë me probleme mendore. Kemi bërë denoncim në polici për humbjen e vëllait dhe e kemi kërkuar edhe vetë, por nuk e kemi gjetur dot. Ju lutemi, kushdo që e ka parë, të na lajmërojë në këtë numër: 0688556052 . Denoncimin e kam bërë në polici më datë 15 dhjetor. Vendi i fundit ku është parë është në Kombinat, aty ku jeton.”