Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesnatës së mbrëmshme në Tiranë, ku një 21-vjeçare ka përfunduar në spital.
Policia njofton se e reja pretendon se është goditur me sende të forta nga një person, ngjarje e ndodhur në rrugën “Gjon Buzuku”, në Tiranë. Blutë bëjnë me dije se ky person është identifikuar por po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes
Njoftimi i policisë:
Më datë 27.12.2024, rreth orës 23:40, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasja K.Ç, 21 vjeçe, e cila deklaron se tek rruga Gjon Buzuku, është goditur me sende të forta nga një shtetas i identifikuar si K.K.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.