Vdes në moshën 100-vjeçare Jimmy Carter, ish-presidenti më jetëgjatë i SHBA
Jimmy Carter, ish-presidenti i SHBA-ve, i njohur për punën e tij në mbështetje të të drejtave të njeriut dhe paqes, ndërroi jetë në moshën 100 vjeçare të dielën në shtëpinë e tij në Plains, Georgia, konfirmoi Qendra Carter.
Ai ishte jetëgjati nga të gjithë presidentët e SHBA-së, pasi jetoi 100 vjet.
Jimmy Carter shërbeu si presidenti i 39-të nga 1977 deri në 1981, duke u përballur me sfida si kriza e pengjeve në Iran dhe një ekonomi në rënie, por ndërmori përpjekje historike për të arritur akordet e Camp David-it mes Izraelit dhe Egjiptit, duke sjellë paqe në Lindjen e Mesme.
Presidennca e Carter-it shënoi probleme të brendshme, përfshirë inflacion të lartë, norma interesi dhe dështimin e operacionit të shpëtimit gjatë krizës së pengjeve në Iran.
Megjithë vështirësitë në detyrë, ai fitoi respekt si ish-president për përpjekjet e tij humanitare pas largimit nga detyra. Në vitin 2002, ai fitoi Çmimin Nobel për Paqe për përpjekjet e tij në promovimin e paqes dhe të drejtave të njeriut në botë.
Arritjet e tij në politikën e jashtme përfshijnë Akordet e Camp David-it, të cilat çuan në Traktatin e Paqes të vitit 1979 mes Egjiptit dhe Izraelit.
Megjithatë, presidenca e tij u dëmtua nga kriza e pengjeve, ku 52 amerikanë u mbajtën peng për 444 ditë. Popullariteti i ulët i Carter-it e çoi atë në humbjen e zgjedhjeve ndaj Ronald Reagan-it në vitin 1980.
Pas largimit nga detyra, Carter u bë i njohur për punën e tij të palodhur në mbështetje të kauzave humanitare globale, duke themeluar Qendrën Carter dhe angazhuar delegacione për monitorimin e zgjedhjeve dhe misione diplomatike. Ai gjithashtu punoi për eliminimin e sëmundjeve si infeksioni i parazitit të guinës.
Carter ishte një ‘mësues i së dielës’ në kishë dhe një mbështetës i fortë i të drejtave të njeriut, duke fituar lavdërime globale.
Ai kaloi vitet e tij të fundit duke ndihmuar të tjerët.