Një 28-vjeçare ka shkaktuar një debat të zjarrtë në Reddit pasi vendosi të ndahej me të dashurin e saj 38-vjeçar për shkak të një dhurate ‘zhgënjyese’ që mori për Krishtlindje.
E dashura i dhuroi të dashurit dhe vajzës së tij 16-vjeçare dhurata që i kënaqën shumë. Por në këmbim, ajo mori një shishe të vogël vere dhe një dhuratë tjetër që ai e quajti “e fshehur në pantallonat e tij.”
Gruaja shkroi: “E luta të largohej dhe e falënderova për Krishtlindjen më të keqe që kam pasur ndonjëherë. Mora dhuratën time mbrapsht, qava pasi ai iku dhe më pas, kur më dërgoi mesazh për të pyetur nëse isha mirë, u ndava me të dhe e bllokova në rrjetet sociale.”
Ajo shpjegoi se përpara Krishtlindjeve kishte qenë e zënë me zhvendosjen në një shtëpi të re dhe me një punë të re, por gjithsesi gjeti kohë për të blerë dhurata për të dashurin dhe vajzën e tij.
“Për të bërë ambientin më të bukur, mbylla dhomën e ndenjes me perde që kutitë dhe rrëmuja të mos prishnin dekorimet e Krishtlindjeve,” shkroi ajo. “Sigurova që pema të dukej bukur, bleva ushqimet që i pëlqejnë dhe u përgatita me kujdes për të.”
Megjithatë, kur i dashuri i saj mbërriti, ai e talli për grimin dhe kapelën e Santa Claus që kishte veshur, duke e quajtur “një karikaturë qesharake.” Ndërkohë, ai u gëzua për AirPods që mori si dhuratë, dhe vajza e tij e vlerësoi dhuratat nga kompania e veshjeve ‘Hot Topic’.
Pas vizitës, ai dërgoi vajzën te nëna e saj dhe u kthye pas tre orësh, pasi kishte shkuar për të vizituar të afërm në shtëpinë e nënës së tij. Kur u kthye, ai thjesht u ul për të parë TV, pa i kushtuar asnjë vëmendje të dashurës së tij.
Dhuroi një shishe të vogël vere, e cila sipas saj kushtonte 3-5 dollarë, dhe shtoi se “dhurata e vërtetë” ishte pjesa e tij intime.
“Ndërkohë që jam shumë seksuale, kjo ishte vulgare dhe aspak romantike,” shkroi ajo.
Pasi u nda me të dhe e bllokoi, të afërmit e ish-të dashurit filluan ta kontaktonin, duke e akuzuar për si materialiste dhe sipërfaqësore.
Shumica e përdoruesve në Reddit mbështetën 28-vjeçare, duke kritikuar ish-të dashurin e saj për mungesë respekti dhe sjelljen e tij të papranueshme.