Zhduket 65-vjeçari me Alzheimer, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

Një i moshuar është zhdukur mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit mesditën e sotme.

Bëhet fjalë për 65-vjeçarin Eshref Tufa, banues në Peqin, i cili vuan nga sëmundja e Alzheimerit.

Ai u largua nga Spitali i Elbasanit, ku kishte shkuar së bashku me gruan e tij për disa analiza, rreth orës 12:00 dhe që prej këtij momenti ka humbur çdo gjurmë.

Të alarmuar, të afërmit kanë kontaktuar në redaksinë e JOQ Albania ku kërkojnë ndihmën e çdo personi që mund ta ketë parë 65-vjeçarin.

Nëse e keni parë ose keni ndonjë informacion në lidhje me vendndodhjen e të moshuarit, ju lutemi kontaktoni menjëherë në numrin e telefonit: +355 68 542 8039.

Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë thelbësor për t’i ardhur në ndihmë kësaj familje në këto momente të vështira.