Një apel prekës për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një vajzë, e cila kërkon ndihmë për nënën e saj, Elda Muci, e diagnostikuar me cerozë hepatike, një sëmundje që po kërcënon seriozisht jetën e saj.
Elda Muci, 47 vjeçe nga Devolli, është një nënë e tre fëmijëve që po përballet me një gjendje të rëndë shëndetësore. Sëmundja ka sjellë pasoja të shumta dhe të dhimbshme, përfshirë: varice në ezofag, anemi të thellë, veshka të dëmtuara, bilirubinë në nivele shumë të larta.
Gjendja e saj kërkon ndjekje të specializuar mjekësore jashtë vendit, në Selanik, ku mjekët kanë sugjeruar transplantin e mëlçisë si mundësinë e vetme për shpëtim.
Megjithatë, pamundësia ekonomike po bëhet një pengesë e pakapërcyeshme për familjen e saj, e cila nuk mund të përballojë shpenzimet e trajtimeve dhe ndërhyrjeve të nevojshme.
“Gjendja ekonomike e familjes nuk përballon dot kostot spitalore dhe kurimin e nënës time. Ju lutem më ndihmoni për t’i shpëtuar jetën,” shprehet vajza e Eldës për JOQ.
Ndihma juaj, sado e vogël, mund të sjellë shpresë dhe mundësi për shpëtimin e një jete. Le të bashkohemi dhe të tregojmë solidaritet në këtë moment të vështirë.
Çdo kontribut juaji është jetik!