Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë zyrtarisht të divorcuar. Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, aktori do të paguajë 1,500 euro çdo muaj për këngëtaren, e cila do të kujdeset për rritjen dhe edukimin e dy fëmijëve të tyre, Ajka dhe Amen.
Kallaku ka të drejtë të takojë fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavave dhe t’i mbajë 15 ditë gjatë muajit gusht për pushime.
Ende mbeten mister arsyet e ndarjes, si dhe burimi i pasurisë së deklaruar prej rreth 10 milionë eurosh. Çifti kishte blerë një shtëpi me vlerë mbi 1 milionë euro pranë Kopshtit Zoologjik, në një nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit.
Në vitin 2021, Xhensila Myrtezaj hapi një klinikë dermoestetike te Liqeni i Thatë, një investim që ngjalli interes publik për vlerën