Shkoi të peshkonte në lumin Vjosë, gjendet i pajetë 63-vjeçari

Pas disa ditësh kërkimesh intensive, 63-vjeçari Engjell Kanani është gjetur i pajetë në Kafaraj, Fier.

Kanani, i cili ishte raportuar i zhdukur, dyshohej se kishte rënë në ujerat e lumit Vjosë ndërsa po peshkonte. Kërkimet e ndërmarra nga policia dhe grupet e shpëtimit kanë mundësuar lokalizimin e trupit të tij, por ende nuk dihen detaje të plota për shkakun e vdekjes.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se Engjell Kanani ka pësuar një infarkt gjatë aktivitetit të tij të peshkimit. Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të vlerësuar shkakun e vdekjes.

Engjell Kanani ishte baba i dy fëmijëve. Ai së bashku me një shokun e tij, të dy me banim ne Berat prej tre vitesh ushtronin peshkim amator ne lumin Vjosa.