Keqtrajtoi një të mitur në kopsht, shpallet në kërkim edukatorja

Një edukatore kopshti është shpallur në kërkim pas akuzave për keqtrajtim të një të mituri.

Babai i djalit të mitur ka denoncuar në komisariatin nr. 6 të Tiranës se edukatorja, R.G., 46 vjeçe, ka keqtrajtuar djalin e tij në kopshtin ku ajo punon.

Edukatorja 46-vjeçare është shpallur në kërkim dhe akuzohet për keqtrajtimin e fëmijës. Materialet procedurale janë kaluar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ky rast ka shkaktuar shqetësim të madh te prindërit, duke ngjallur pyetje mbi sigurinë dhe trajtimin e fëmijëve në institucionet edukative.