E shkruar nga produksioni?Driloni nuk i kuptoi dhe mezi lexoi letrën e tij.

Gjatë mbrëmjes finale të Big Brother VIP Kosova, pesë finalistët kishin përgatitur disa letra personale, ku reflekstonin për rrugëtimin e tyre brenda shtëpisë. Letrat u lexuan nga secili mbërmë, mirëpo dyshimet se këto letra ishin shkruar nga produksioni dhe jo nga vetë banorët nisën të qarkullonin në rrjet.

Në disa momente para spektaklit, Driloni shihet duke lexuar letrën.
Ndërsa kur e lexoi gjatë spektaklit, ai pati vështirësi të shumta në shqiptimin e fjalëve, ndërsa pyeti edhe Vullnetin për shqiptimin e fjalës “gënjejnë”.

Këto situata kanë nxitur spekulimet se letrat mund të mos jenë shkruar nga vetë finalistët, edhe pse u paraqitën si të tilla.