“Zhduku”- Vendoset kënga e Gjestit në shtëpi, merr vëmendje reagimi i Eglit (Video)

Ditën e djeshme, teksa po bisedonte me Eglin, Gjesti habiti me reagimin e tij, duke iu shprehur banores: “Kam grua jashtë. Zhduku. Më lër të qetë.”

Pas kësaj situate të tensionuar, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania është vendosur një nga këngët e Gjestit.

Ky i fundit u pa mjaft i lumtur duke kërcyer dhe kënduar, ndërsa kamera fokusoi një moment edhe Eglin.

Pavarësisht fjalëve të Gjestit, Egli u pa gjithashtu duke shijuar momentin me këngën e Gjestit në sfond, duke vazhduar kërcimin e saj.