E fundit! Sulmohet Kryeministri shqiptar, zjarr dhe …

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është sulmuar me mjete piroteknike në Skënderaj gjatë një takimi elektoral për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në drejtim të Kurtit dhe deputetëve të partisë Vetëvendosje janë hedhur fishekzjarre e mjete të tjera piroteknike ndërsa mbrojtja personale e kryeministrit ka reaguar menjëherë duke i mbuluar me çadra dhe duke i larguar nga ajo zonë.

Ngjarja ndodhi në hyrje të sallës ku do të mbahej takimi ndërsa nga personat e pranishëm janë dëgjuar thirrje të adresuara kundër qëverisë së Kurtit.

Në vendin ku do të mbahej ky takim eketroral, dhjetëra njerëz të grumbulluar kanë lëshuar thirrje “Na jena PDK, Thaçi – Thaçi” dhe “Albin hajni”.