Mbrëmjen e djeshme në BIG Brothet VIP4, ka treguar historinë e jetës së tij Laert Vasili.
Ai ka folur për lidhjen e ngushtë me motrën ndërsa ka treguar një detaj të dhimbshëm: në momentin kur babai kishte humbur jetën, i kishte kërkuar motrës së tij, e cila jetonte në SHBA, të mos vinte për shkak se do prishte çdo dokument që priste për t’u pajisur me passaportë në Amerikë.
Ajo kishte kërkuar ta shihte me video-call të atin e vdekur në arkivol, Laerti rrëfen që e kishte kundërshtuar, ndërsa daja i tyre e kishte bërë të mundur këtë gjë, dhe në këtë moment motrës së aktorit i kishte rënë të fikët.