Ndodh e papritura! Parashqevi Simaku pritet të lërë spitalin psikiatrik, Ilirjani apel për ndihmë: Ka nevojë urgjente..

Këngëtarja Parashqevi Simaku pritet të lërë spitalin më 4 shkurt, pas një periudhe trajtimi në spitalin psikiatrik të New York-ut. Elton Ilirjani, i cili ka qenë pranë saj gjatë gjithë kësaj periudhe, njoftoi se ajo do të rikthehet në shtëpinë e saj të re dhe do të rinisë jetën e saj.

Ilirjani shprehu se kjo periudhë ka qenë e vështirë, por ata kanë kaluar shumë sfida dhe janë të bindur se do ta mbështesin gjatë rrugëtimit të saj të ardhshëm.

Ai bëri një thirrje për ndihmë nga gratë shqiptare që mund të kontribuojnë për kujdesin e Parashqevisë, pasi kushtet e tij nuk mund ta lejojnë që të kujdeset për të 24/7.

Ilirjani vuri në dukje se mbështetja financiare nga artistët shqiptarë ka qenë e vogël dhe se kolegët e brezit të Parashqevisë nuk kanë kontribuar aq sa duhej.