Gjashtë tërmete midis orës 7 dhe 8 të mëngjesit të së martës në mëngjes në Cyclades
Santorini, Greqi – Gjashtë lëkundje të reja sizmike kanë ndodhur mes orës 07:00 dhe 08:00 të mëngjesit të së martës 4 shkurt në zonën detare midis Santorinit, Amorgos, Ios dhe Anafit.
Dy prej tyre dhe më i madhi nga gjashtë të ndjeshëm ishin me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter.
Një tërmet i ri 4.8 ballë ka ndodhur në orën 08:09 të mëngjesit të së martës pranë Amorgos, konkretisht 19 kilometra në jugperëndim të Arkesinit, raporton noa.al.
Thellësia fokale u mat në 13.5 kilometra.
Sakaq ka nisur eksodi me avionë me 10 mijë njerëz që janë larguar nga ishulli ditët e fundit.
“Po largohemi për arsye sigurie”, thonë banorët.
Linjat e fluturimeve pohojnë se këto ditë po kryejnë 8 fluturime emergjente në ditë pasi të paktën 3 mijë vetë në ditë po largohen nga Santorini, ishulli më i bukur grek. /noa.al