Valbona pakt me të dashurin para se të hynte në BBV? Dea Vieri jep deklaratën e fortë: Nuk më habit…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Dea Vieri. Ajo ka folur më shumë mbi jetën e saj private, por ka komentuar pak dhe banorët e “Big Brother VIP 4″…

Ronaldo: Po qarkullojnë fjalë që Valboni Mhilli ka një partner jashtë, di gjë për këtë?

Dea: Unë nuk di gjë, por nuk do të më çudiste.

Ronaldo: Mendon se ata që futen në “Big Brother” bëjnë pakte të tilla, ku mund t’i thonë të dashurit që do hyjnë në BBV dhe do bëjnë sikur do dashurohen?

Dea: Patjetër! Njerëzit bëjnë pakte të tilla edhe në programe të tjera, si “Përputhen”. Unë e kam dëgjuar dhe e kam ditur që ka patur personazhe që kanë qenë në “Përputhen” dhe kanë bërë pakt me partnerin jashtë, që do ikin aty që të bëhen të famshëm.