Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur këtë të premte në San Paolo.
Një avion i vogël për arsye ende të paditura është rrëzuar dhe ka rënë në një rrugë, duke u përplasur me makinat dhe me një autobus, i cili është përfshirë nga flakët e zjarrit.
Deri më tani autoritetet vendase kanë konfirmuar dy të vdekur.
Caiu a avião bi motor turbo hélice na AV Marquês de São Vicente próximo ao CT do Palmeiras e São Paulo. pic.twitter.com/3slqguuHVQ
— Edmilson Soares Vieira 🇧🇷 (@EdMiLsOn_91) February 7, 2025