Gjesti bie nga froni/ Banorja e BBV4 që kryeson në numrin e fansave të shtuar në Instagram është një emër surprizues

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.

Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar tek “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…

Në vend të pestë për këtë javë kemi Gerta Gixharin. Gazetarja ka fituar këtë javë 3.4K ndjekës. Nga 68.9K që kishte javën e kaluar, tashmë Gerta numëron 72.3K. Kundërshtarja e saj në lojë, Rozana Radi, ka fituar 5 mijë ndjekës në Instagram. Nga 406K, tani Rozana ka në Instagramin e saj 411K fansa.

Me po të njëjtin numër fansash të shtuar si Rozana, është dhe Egli Tako. Nga 165K, ajo numëron tashmë 170K. Gjesti, në krahasim me javët që kemi lënë pas, ka rënë nga froni. Me 11 mijë ndjekës të shtuar, nga 462K, tani Gjesti ka në Instagramin e tij 473K ndjekës. Në vend të parë për këtë javë është Danja Koka. Modelja ka fituar plot 12.7K. Nga 57.8K, tani Danja ka 70.5K fansa në rrjetin e saj social.