Profesori i njohur bën njoftimin e forte: Big Brother VIP 4 e fiton Danja! Ja pse

Pofesor Artan Trebicka ka diskutuar së fundmi më shumë mbi faktin se pse të rinjtë e kanë kaq të vështirë sot për të gjetur një partner apo për t’u martuar. Por po ashtu në Live FromTirana, ai ka bërë edhe një analizë të banorëve të “Big Brother VIP 4″.

Cilin nga banorët mbështet ai më shumë?

“Me aq sa kam parë unë, Danja nuk është aq agresive sa gjithë të tjerët. Mua nuk më pëlqejnë shumë këta që janë aq agresivë, sepse kujtojnë se duke u bërë më shumë agresivë je më i pëlqyeshëm. Por varet se për çfarë kategorie shikuesish po flasim”

A mund të jetë Danja një fituese model e këtij edicioni?

“Po, unë do ta shihja si një fituese, duke u nisur nga ajo që shoh unë dhe nga preferencat e mia. Por preferencat e mia nuk është e thënë të jenë preferencat e shumicës së publikut”.