I thonë të gjithë ‘Burri i Arbanës’! Edi e thote troc: Ja kush është femra që më bëri me lekë para Arbanës

Eduart Grishaj ka folur në ZëmeMirën si rrallëherë për jetën e tij që nga fëmijëria e bukur dhe e vështirë, tek jeta sot. Ka folur për profesionin e tij që ia dhuroi pasioni që kishte për aparatin, por u është përgjigjur edhe të gjithë atyre që thonë: Regjisor e bëri Arbana.

“Regjisor kështu u bëra. Ishte një italiane që erdhi dhe punoi me mua dhe ajo iu tha drejtuesve që ky djali ka talent dhe ky djalë duhet të shkojë, të ecë shumë më përpara. Por mbase të famshëm normalisht, komercial, ia dedikoj Arbanës. Arbana është në një dimension tjetër me fansat dhe ka shumë njerëz që mua më njohin regjisor nga Arbana dhe kjo është e pamohueshme. Po unë kam qenë 11 vjeç kur ka pasur kamerën e parë dhe kam punuar në televizion”, tha Eduart Grishaj.