Mbrëmja e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP u shoqërua me tensione të forta, duke çuar në një vendim ekstrem nga produksioni. GBani është përjashtuar menjëherë nga gara pasi goditi Gjestin.
Shkak i përplasjes duke se është bërë fakti që Gjesti dhe Egli kënduan këngë të Noizy dhe Stresit, duke i lavdëruar ata, gjë që nuk i ka pëlqyer GBanit. Situata degradoi dhe kulmoi me një akt dhune, çka solli reagimin e Vëllait të Madh, duke e larguar atë nga shtëpia.
Kjo situatë ka sjellë reagime edhe jashtë shtëpisë, veçanërisht nga Stresi, i cili ka shpërthyer në rrjete sociale me një status të drejtpërdrejtë dhe të ashpër:
“Edhe duke ngrënë e gjuajti? Sa i pabesë! Nxirreni njëherë jashtë dhe ta shohim a bën kështu nëpër Tiranë ky qorri. T’ia tregojmë si sillet! Si nuk i vjen turp, flet për jetën, për rrugën dhe për rregullat e jetës… Turp, turp, turp! Me sa di unë, andej nga vjen ti, o Bani, s’të prek askush kur ha buk! Sidomos… Natën e mirë dhe gjykojeni vetë! Nëse nuk del ky nesër, ky i forti i Big Brother, Gjesti s’ka çfarë bën më aty brenda!”