Në komunikatën zyrtare të nxjerrë sot për arrestimin e Veliajt dhe masën arrest shtëpie të bashkëshortes Ajola Xoxa, falë transaksioneve dhe pagesave që shkonin tek kjo e fundit përmenden edhe shpenzimet e saj për të padëgjuara për veshje e bizhuteri.
Shifrat e publikuara dhe numri gjigant i blerjeve online të gruas së kryetarit, tregojnë për shpenzime të shfrenuara për sende të kota, në një kohë kur punonjësit e bashkisë së bashkëshortit të saj, grabisin paratë e qytetarëve në çdo mundësi me gjoba e penalizime të çdo lloji.
Sipas raportimeve vetëm blerjet online të Xoxaj në katër vite arrijnë në shumë 880 000 euro, ose 220 000 euro në vit të shpenzuara për rroba, këpucë e bizhuteri veç të tjerave.
Paratë besohet se vinin nga biznesmenë, kryesisht ndërtues që duke derdhur shuma të konsiderueshme parash tek kompanitë dhe OJF e Ajola Xoxës, pasi përfitonin leje ndërtimi nga Erjon Veliaj.
Kjo skemë ryshfeti ka çuar para dyerve të SPAK edhe disa prej ndërtuesve të njohur në Tiranë, si Gent Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bejtashi etj.
Njoftimi i prokurorisë:
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja A. X., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë, ose rreth 880 mijë euro. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të”.